Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rimëkëmbja e Ukrainës - Projekti më i madh ekonomik përpara Evropës

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski
Foto: president.gov.ua

Rindërtimi i Ukrainës pas luftës do të jetë projekti më i madh ekonomik në Evropë, tha presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij vjetor në Verhovna Rada, informoi DPA. Ai u kërkoi ligjvënësve të miratojnë ligje për të tërhequr investitorët e huaj dhe shtoi se ka diskutuar për rimëkëmbjen e vendit me drejtorin e kompanisë amerikane të investimeve Blackrock Larry Fink. Zelenski gjithashtu theksoi synime të tjera - refugjatët të kthehen në Ukrainë; vendi të marrë përsëri të gjithë robërit e luftës. Në fjalimin e tij, presidenti vuri në dukje se industria ukrainase e armëve është një nga më të zhvilluarat në botë dhe se detyra e saj është të kontribuojë në rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas tij, në vitet e ardhshme vendi do të shpenzojë mbi 30 miliardë dollarë për mbrojtje.

Kanë mbetur vetëm disa civilë në qytetin Bahmut, që ndodhet në rajonin e Doneckut, shkroi më herët Volodimir Zelenski në Facebook, raportoi France Press. Muajt e fundit, qyteti, dikur i banuar nga 70 000 njerëz, është kthyer në një arenë luftimesh të ashpra. “Nuk ka vend në Bahmut i cili të mos jetë i mbuluar me gjak, nuk ka orë në të cilën të mos kumbojë gjëmimi i tmerrshëm i artilerisë”, ka shkruar presidenti ukrainas dhe postimin e tij e ka shoqëruar me foto të rrënimit të qytetit.

Rusia ka shtuar sulmet në qytetin Herson gati gjashtë javë pasi u pushtua nga forcat ukrainase. Më shumë se 25 vendbanime rreth Hersonit dhe Zaporizhie u granatuan - ka viktima dhe dëmtime në infrastrukturën civile, sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase.

Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin e rajoneve Doneck, Lugansk, Zaporozhie dhe Herson, të cilat tashmë janë pjesë e Federatës Ruse, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë planin e paqes prej 10 pikash të presidentit ukrainas, që parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës (pra nga të gjitha territoret e pushtuara që nga viti 2014). Moska ka siguruar se është e gatshme të negociojë me Kievin, por nuk sheh një dëshirë nga ana e tij, vëren Reuters. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington citoi ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov të ketë thënë se Rusia do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje ushtarake të konfliktit derisa qeveria ukrainase të kapitullojë para kushteve të saj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

“Veliçie” kërcënon me protesta “të dhunshme” kundër rezultateve të zgjedhjeve

Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..

botuar më 24-10-30 12.07.MD
Petër Ganev

Sipas IPI, pushtetarët e rinj duhet të marrin vendime jopopullore

Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet,..

botuar më 24-10-30 10.27.PD

Parashikimi i motit për 30 tetorin

Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pas mesditës vranësirat do të zvogëlohen deri në mot..

botuar më 24-10-29 7.40.MD