Rindërtimi i Ukrainës pas luftës do të jetë projekti më i madh ekonomik në Evropë, tha presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij vjetor në Verhovna Rada, informoi DPA. Ai u kërkoi ligjvënësve të miratojnë ligje për të tërhequr investitorët e huaj dhe shtoi se ka diskutuar për rimëkëmbjen e vendit me drejtorin e kompanisë amerikane të investimeve Blackrock Larry Fink. Zelenski gjithashtu theksoi synime të tjera - refugjatët të kthehen në Ukrainë; vendi të marrë përsëri të gjithë robërit e luftës. Në fjalimin e tij, presidenti vuri në dukje se industria ukrainase e armëve është një nga më të zhvilluarat në botë dhe se detyra e saj është të kontribuojë në rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas tij, në vitet e ardhshme vendi do të shpenzojë mbi 30 miliardë dollarë për mbrojtje.
Kanë mbetur vetëm disa civilë në qytetin Bahmut, që ndodhet në rajonin e Doneckut, shkroi më herët Volodimir Zelenski në Facebook, raportoi France Press. Muajt e fundit, qyteti, dikur i banuar nga 70 000 njerëz, është kthyer në një arenë luftimesh të ashpra. “Nuk ka vend në Bahmut i cili të mos jetë i mbuluar me gjak, nuk ka orë në të cilën të mos kumbojë gjëmimi i tmerrshëm i artilerisë”, ka shkruar presidenti ukrainas dhe postimin e tij e ka shoqëruar me foto të rrënimit të qytetit.
Rusia ka shtuar sulmet në qytetin Herson gati gjashtë javë pasi u pushtua nga forcat ukrainase. Më shumë se 25 vendbanime rreth Hersonit dhe Zaporizhie u granatuan - ka viktima dhe dëmtime në infrastrukturën civile, sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase.
Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin e rajoneve Doneck, Lugansk, Zaporozhie dhe Herson, të cilat tashmë janë pjesë e Federatës Ruse, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë planin e paqes prej 10 pikash të presidentit ukrainas, që parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës (pra nga të gjitha territoret e pushtuara që nga viti 2014). Moska ka siguruar se është e gatshme të negociojë me Kievin, por nuk sheh një dëshirë nga ana e tij, vëren Reuters. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington citoi ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov të ketë thënë se Rusia do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje ushtarake të konfliktit derisa qeveria ukrainase të kapitullojë para kushteve të saj.Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..