“Harroni bregdetin dhe luzmat e tij të turistëve - brendësia e Bullgarisë është shtëpia e manastireve, liqeneve magjepse dhe qyteteve simpatike”, këshillon gazetari i pavarur Charlie Kitcat në artikullin e tij për tabloidin britanik “Daily Mail”. Rrugëtimi i tij në vendin tonë nis nga kryeqyteti.
“Vetë Sofja është një gëzim. Ky është një qytet me pothuajse 1.3 milionë banorë, që ofron hijeshi, bukuri dhe kulturë me bollëk. Dhe falë metrosë moderne, është e lehtë të arrihet nga aeroporti në qendër, ku befas gjendemi mes rrënojave të qytetit romak Serdika. Aty pranë ngrihet Katedralja “Shën Aleksandër Nevski” me kupolat e saj të florinjta, dhe afër saj Kisha “Shën Sofia” qëndron modeste, duke fshehur mozaikë romakë në themelet e saj. Në një afërsi të drejtpërdrejtë janë sinagoga dhe xhamia, një kujtim i trashëgimisë së larmishme të qytetit.”
Udhëtari shkon edhe në rrëzë të malit Vitosha afër kryeqytetit tonë, ku ngrihet “Kisha e Bojanës” – një tempull mesjetar nën mbrojtjen e UNESKOS-së.
Mikut i bën përshtypje edhe përditshmëria e nxituar e kryeqytetit tonë: “Komunizmi ra këtu në vitin 1990, por kalimi i Bullgarisë në kapitalizëm ishte një sfidë. Edhe pse rrugët kryesore “gumëzhin” me bare me stil, ndërtesat e lodhura të stilit sovjetik në qytet ilustrojnë realitetin e ashpër me të cilin përballen shumë bullgarë.”
Më pas vijon një udhëtim gjallërues me një makinë me qira në Shtatë Liqenet e Rilës: “Kërcejmë në teleferikun e karriges pranë kasolles Pionerska”./.../ Liqeni i parë akullnajor shfaqet kur ngjitemi mbi 2300 m. Pas dy orësh muhabet arrijmë në majë. Poshtë nesh, shtatë liqenet shkëlqejnë si safirë. Një panoramë e gjerë kodrash dhe qytetesh të largëta shtrihet pothuajse deri në Sofje.”
Magjia e malit më të lartë në Bullgari - Rilla, magjeps Charlie Kitcat. Ai kalon një natë në dhomat modeste të Manastirit të Shenjtë të Rilës dhe përshkruan përjetimin e tij:
“Drita e parë shkëlqen përmes dritares pa perde, pastaj dëgjoj një rrjedhje të dobët uji dhe një kor këngësh zogjsh. Kjo nuk është Toskana apo Provence.Në vend të kësaj, unë jam i rrethuar nga pemë që lëkundennga era, arinj kafe dhe majat më të larta në Evropën Lindore në vendin më të shenjtë të Bullgarisë, Manastirin e Rilës. Hap derën e dhomës sime modeste për 18 paund në natë për të zbuluar korridoret bardh e zi, harqet e ngushta dhe kupolat e rrumbullakëta mbi të cilat ka kryqe. Poshtë meje, në oborrin me kalldrëm, manastiri fillon jetën e përditshme./ .../ Mijëra murgj kanë banuar në Manastirin e Rilës që nga themelimi i tij në shekullin e X-të nga Shën Joan Rillski - një vetmitar, i nderuar si shenjtor gjatë jetës së tij. Sot, afro 60 murgj e quajnë këtë vend shtëpinë e tyre. Turisti i rastësishëm është i mirëpritur nëse telefonon përpara dhe më pas udhëton me makinë dy orë në jug nga Sofja, kryeqyteti i lashtë i vendit.”
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgariatravel.org, stolica.bg, rilskimanastir.org
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..