Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm 11% e bullgarëve kanë kursyer gjatë vitit 2022

2/3 e llogarive bankare përmbajnë shuma deri në 2500 leva

Foto: BGNES

Vetëm 11% e bullgarëve kanë arritur të kursejnë nga të ardhurat e tyre vitin e kaluar, tregon studimi i kryer nga qendrakërkimore "Trend". 39 % kanë jetuar normalisht, por pa lënë fonde mënjanë, 19% kanë shpezuar nga kursimet e tyre dhe 27% iu drejtuan marrjes së kredive. Sipas studimit, përkeqësimi i situatës financiare të njerëzve në vendin tonë vjen për shkak të tre arsyeve kryesore - rritja e çmimit të produkteve ushqimore, rritja e kostos së energjisë dhe inflacioni.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i depozitave bankare u ul me më shumë se 360 ​​mijë dhe një pjesë e madhe e qytetarëve vazhdojnë të mbyllnin llogaritë e tyre më të vogla bankare, gjë e cila është një tjetër trend. Ai bazohet në varfërimin e popullsisë që nga viti 2020 si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, komentoi "Trend". Një analizë e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) tregon se 2/3 e të gjitha llogarive bankare ruajnë shuma të vogla deri në 2500 leva. Në fakt, kur mundet një punonjës të fillojë të kursejë?

“Inflacioni pakëson të ardhurat e disponueshme të shumë njerëzve, veçanërisht atyre që gjenden në fund të piramidës së të ardhurave, dhe kjo nuk i lejon ata të kursejnë – tregon gjendjen aktuale Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonomi Tregu. “Në të njëjtën kohë, rritet pjesa e kredive të shpejta, përfshirë kreditë e pashlyera, çka do të thotë se gjithnjë e më shumë njerëz nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet ditore dhe javore me pagën e tyre.

Vladimir Georgiev, drejtor i degës së bankës në Vidin - një qytet në rajonin ekonomikisht të prapambetur veriperëndimor të vendit, jep një shpiegim më qetësues:

Me sa shoh, tendencat nuk janë as pozitive dhe as negative. Disa nga njerëzit që kanë lënë mënjanë para gjatë viteve kanë blerë prona. Nuk po shihet ndonjë tërheqje apo shpenzime masive të parave, kështu që nuk ka ndryshim në depozita.”

Punonjësi i bankës shton se klientët preferojnë t'i mbajnë kursimet në euro për shkak të adoptimit të pritshëm të saj si monedhë zyrtare në vendin tonë. Por duke qenë se edhe hyrja jonë në Eurozonë nuk i ka shpëtuar dozës së zakonshme të konspiracizmit shoqëror, ekonomisti Adrian Nikollov paralajmëron për një fenomen të ardhshëm:

Eurozona mund të rezultojë si një sinjal për të shpenzuar, pasi ekziston një teori, e pa mbështetur nga faktet reale, që pranimi ynë do të çojë në inflacion të lartë, në një rritje të shpejtë të çmimeve – shpjegon ai. - Kjo ka shumë të ngjarë të shtyjë shumë njerëz të heqin qafe kursimet e tyre në para, nga frika se ato do të zhvlerësohen shumë shpejt - pavarësisht pritshmërive serioze që me adoptimin e euros, çmimet do të mbeten ashtu siç ishin në leva.

Pasi kanë hyrë tashmë në Vitin e Ri, qytetarët, sipërmarrësit, politikanët i bëjnë vetes të njëjtën pyetje në lidhje me mirëqenien financiare - a do të jetë ky një vit më i qëndrueshëm dhe i pasur?

"Sa më shumë Evropa të diversifikojë burimet e saj të gazit natyror dhe naftës, aq më shumë do të rrisë sigurinë e saj - beson Adrian Nikollov. - Ky është aktualisht fokusi i madh i partnerëve tanë tregtarë - diversifikimi, prishja e marrëdhënieve me Rusinë dhe gjenerimi i sigurisë energjetike. Në vendin tonë, një burim shtesë i pasigurisë ekonomike është paqëndrueshmëria politike dhe parametrat kyç të paqartë buxhetor. Përndryshe, në përgjithësi situata duket mjaft optimiste, por duhet të kemi parasysh këto gracka të mundshme.”

Sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe BNB, ky vit do të shënojë ulje të inflacionit, por edhe rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të marrim ajër të qetë apo të shtrëngojmë rripat e sigurimit?

“Vitin 2023 do ta përcaktoja si vit stabilizimi, por jo i një rritjeje të tepërt – përgjigjet ekonomisti Rumen Gëllëbinov. - Unë po pres më tepër një rritje mjaft modeste PBB-së, por shpresoj inflacioni të qetësohet dhe çmimet të mos rriten shumë. Është mirë që këtë vit secili prej nesh të mendojë për rritjen e të ardhurave, për mundësitë për të ardhura shtesë, pasi proceset do të vazhdojnë. Nëse nuk kemi një pandemi dhe lufta në Ukrainë merr fund, shumica e gjërave do të gjejnë një ekuilibër të mirë”.

Tekst: Diana Cankova (bazuar në intervistat e Pllamen Kocev dhe Jordanka Petrova nga BNR – Vidin)

Përgatitinë shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD