Kisha Ortodokse Bullgare më 1 shkurt nderon kujtimin e Dëshmorit të Shenjtë Trifon, i cili është një nga shenjtorët shërues më të famshëm. “Duke qenë se ishte besimtar shumë i fortë qysh në fëmijëri, Zoti i dha hirin dhe dhuntinë e mrekullive, që me lutjen e tij të shëronte të sëmurët”, tregon teologu Angell Karadakov.
Shenjtori që jetonte në mesin e shekullit të III arriti të shërojë vajzën e sëmurë të perandorit Gordian përmes lutjeve. Më vonë u torturua dhe u dënua me vdekje sepse nuk pranoi të bënte flijim siç e kërkonte kulti shtetëror.
Sipas besimeve popullore, Shën Trifoni është rojtari i vreshtave dhe mbrojtësi i vreshtarëve, prodhuesve të verërave dhe hanxhinjve. Në këtë ditë, hardhitë krasiten në mënyrë rituale.
“Gota e parë për shëndet, gota e dytë për gëzim...”Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të..