Pamjet e tmerrshme të tërmeteve shkatërruese që tronditën Turqinë dhe Sirinë prekën thellë zemrat e dhembshur. Pasojat e tyre nuk njohin kufij politikë, as përkatësi etnike, ajo që ka rëndësi është dëshira për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Me këtë motiv shumë bullgarë iu përgjigjën thirrjes për mbështetje për Sirinë, e cila përveç tërmetit shkatërrues, po përjeton edhe një luftë civile. Prandaj, arritja e ndihmës për njerëzit e prekur në rajonet kufitare të Sirisë me Turqinë është jashtëzakonisht e vështirë.
Ndër donatorët për Sirinë është edhe piktorja e njohur bullgare Anzhella Minkova, e cila e çoi në Ambasadën siriane në Sofje ndihmat e mbledhura nga ajo dhe dy miq të tjerë të saj. “Unë u befasova sa njerëz - dashamirës të panjohur të moshave të ndryshme dhe nga pjesë të ndryshme të vendit ishin tashmë këtu” - tha Angezhella Minkova konkretisht për Radio Bullgarinë.
Ajo sqaron se ndihma me barna esenciale duhet të blihet në një farmaci dhe të shoqërohet me një faturë për të vërtetuar origjinën e tyre. Kjo është e nevojshme për transportin përtej kufirit.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..