Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja shtoi bullgarë të rinj të sanksionuar në listë sipas Ligjit “Magnitsky”

Foto: BGNES, arkiv

Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sot sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov - për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.

*

Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.

Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.

Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.

*



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U zbulua një varr i lashtë i gjetur në themelet e Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje

Gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe rinovimit në Ndërtesën Veriore (nga ana e rrugës “Oborishte”) të Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje, u gjet një varr i lashtë tegul - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë.  Bërthama e nekropolit..

botuar më 25-08-11 2.42.MD

Presidenti vendosi veto mbi dispozitat e reja për pronën shtetërore

Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit. Ndryshimet u miratuan më 31 korrik, në ditën e fundit të punës përpara pushimeve të Kuvendit Popullor. Në..

botuar më 25-08-11 1.01.MD
Angelin Caçev

Në vapën verore rritet eksporti i energjisë elektrike nga Bullgaria

Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksporti i energjisë elektrike nga vendi u rrit. Këtë e deklaroi për Radio Bullgare (BNR) drejtori i Operatorit të Sistemit Elektrik (ESO), Angelin Caçev. Bilanci..

botuar më 25-08-11 11.34.PD