Hristijan Pendikov, së bashku me bullgarët e tjerë maqedonas që ai njeh, po vazhdojnë të marrin kërcënime, tha i riu për bTV. Prej disa ditësh atij i është caktuar mbrojtje policore gjatë gjithë kohës. “Sepse kam kërcënime se do të vijnë edhe në Bullgari, se do më vrasin. Më dërgojnë foto me armë e gjëra të tilla”, shpjegoi sekretari i klubit kulturor “Mbreti Boris III” në Ohër. Pasi u rrah në vendlindje nga simpatizantët e partisë VMRO-DPMNE, ai u dërgua për mjekim në Bullgari. I riu ka raportuar se kërcënime janë drejtuar edhe ndaj nënës së tij. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësi bullgare dhe ka në plan të studiojë në Bullgari, por ëndërron që një ditë të jetë i lirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut.
Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..
Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..
Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi..
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë..