Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi katedralet dhe surrealizmin: drejtori i Qendrës „Georges Pompidou“ viziton Sofjen

A duhet të presim një filial të Qendrës Pompidou në Bullgari?

7
Foto: Facebook /Национална галерия

30 vjet pas pranimit të Bullgarisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, drejtori i Qendrës Franceze për Artin Bashkëkohor "Georges Pompidou" Xavier Rey ishte mysafir i Galerisë Kombëtare të Arteve në Sofje. Aty, në atmosferën aristokratike të sallës së Ballove, në dialog me kritiken e artit Jara Bubnova dhe audiencën, ai foli për historinë e muzeut, për lidhjen e tij organike me mjedisin, si tërheq dhe përzien audiencën e tij dhe për bashkëpunimin e mundshëm me Bullgarinë. Leksioni i tij "Muzeu i Artit Sot: Koleksionet, financimi dhe publiku në zhvillim" ishte pjesë e ekspozitës së Galerisë Kombëtare "Zhorzh Papazov - Illuminatori", një artist i lidhur me surrealizmin dhe lëvizjet avangarde të gjysmës së parë të shekullit XX. , arti i të cilit e çoi nga Jamboll në Pragë, Vjenë, Berlin dhe më në fund - në Paris.

E themeluar në vitin 1977, Qendra „Georges Pompidou“ nuk është thjesht një galeri. Në të ka një bibliotekë publike dhe kërkimore, një qendër për dizajnin industrial, një institut për studimin e muzikës, zërit dhe akustikës - një ide inovative në vitet 1970 të shekullit të kaluar:

„Muzetë kanë ndryshuar shumë që nga hapja e Qendrës „Pompidou“ dhe në një farë mënyre i ka dhënë shtysë transformimit të muzeut nga një vend i dijes në një vend të bukurisë, edukimit, lidhjes sociale, jetës dhe ndarjes.“, tregon Xavier Rey.

Funksioni i muzeut është i mishëruar në ndërtesën e tij – një utopi arkitekturore ku nuk ka kundërshti midis mjedisit jashtë dhe brenda, dhe hapësira përpara muzeut është vazhdimii tij natyror. Ndryshe nga muzeu klasik - një pallat madhështor, monumental, ku futesh si në një ndërtesë kulti, "Pompidou" është i hapur ndajgjithçkaje, përfshirë kulturën dhe dijen. 

Ndërtesa u konceptua si pasardhëse e katedraleve gotike të Mesjetës”, shpjegon drejtori i Qendrës „Pompidou“. Pse? – Sepse është projektuar në bazë të racionalizmit arkitekturor. Gjatë mesjetës, struktura mbajtëse e katedrales duhet të ishte e dukshme. Në shekullin e 20-të mund të shihet jeta e ndërtesës: uji, ajri, energjia elektrike, njerëzit brenda.“

Muzeu, i cili aktualisht ka degë në Bruksel, Malaga, Shanghai dhe Jersey City, nuk është “vetëm një vitrinë për artin francez, por një vend për dialog me artin e krijuar në Francë – sigurisht që nuk ka të bëjë vetëm me artin e bërë nga francezët. Jemi pranë ekspozitës së mrekullueshme retrospektive të Zhorzh Papazovit, i cili është shembull i artistëve që një pjesë të jetës së tyre e kaluan në Francë dhe që janë pjesë e komunitetit artistik evropian, madje edhe botëror”. Ky është pikërisht kuptimi që i jepet "kombëtar".

A mund të presim hapjen e një dege të re të Qendrës Pompidounë Bullgari apo Evropën Lindore? Fatkeqësisht jo. Muzeu, ku tani për tani janë ekspozuar vetëm dy artistë bullgarë - Nedko Sollakov dhe Krasimir Terziev - nuk ka gjasa të prezantojë ekspozitën retrospektive të Zhorzh Papazov, sepse duhet t'i nënshtrohet rinovimeve në shkallë të gjerë që nga viti 2025, ndërsa deri atëherë programi është i plotë.

“Nga ana tjetër, artistët që u futën në aventurën e surrealizmit në Bullgari dhe në Evropë do të jenë të pranishëm në ekspozitën kushtuar surrealizmit, të cilën e kemi përgatitur prej dy vitesh, me rastin e njëqindvjetorit të Manifestit të Surrealizmit të Andre Bretonit. në vitin 2024.”, premtoi drejtori i Qendrës Pompidougjatë vizitës së tij në Sofje.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook /Национална галерия, Centre Pompidou, Marija Stoeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..

botuar më 25-05-08 7.00.PD

130 filma të animuar nga 100 vende do të konkurrojnë për çmimin “Kukeri i Artë”

Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..

botuar më 25-05-07 5.05.PD