Më 23 shkurt, mbushen 200 vjet nga lindja e rilindësit, mësues, shkrimtar dhe personalitet të madh publik Najden Gerov. Ky rilindës bullgar ishte ndër mbrojtësit më të zellshëm të traditave, kulturës dhe gjuhës bullgare në Plovdiv dhe diplomati i parë bullgar për 20 vjet - duke shërbyer si zëvendës konsull rus në Plovdiv nga viti 1857 deri në vitin 1877. Gjatë Luftës së Krimesë (1853-1856), ai mbështeti Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe zhvilloi veprën arsimore. Në cilësinë e zëvendës konsullit në Plovdiv nga viti 1857, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë publike dhe gjatë Kryengritjes së Prillit të vitit 1876, si punonjës në Ambasadën ruse në Kostandinopojë, mbështeti luftërat bullgare për liri kombëtare. Gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke në vitet 1877-1878, ai u dërgua me shërbim në shtabin e ushtrisë ruse, pas së cilës u emërua guvernator i qytetit të parë të çliruar Svishtov. Pas Çlirimit, Najden Gerov u tërhoq nga politika dhe u vendos në Plovdiv për t’iu përkushtuar edukimit të popullit bullgar. Ai është bullgari i parë që arriti të krijojë një fjalor shumëvëllimësh të gjuhës bullgare me 70 620 fjalë, 10 000 fjalë të urta, 5976 fragmente nga këngët popullore, 4300 idioma dhe shprehje.
U nda nga jeta më 9 tetor 1900, duke lënë pas një korrespondencë të pasur që zbulon momente të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore dhe arsimit gjatë Rilindjes.
Historia e Ervis Talurit është një udhëtim mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, mes dy kulturave që sot ai i ndjen si pjesë të pandashme të vetes. Rrugëtimi i tij filloi në një periudhë të trazuar për Shqipërinë. Pas vitit 1997, kur vendi..
Ai është Ethan Schaber – një njeri i ri, i arsimuar, i gëzuar, i cili u bë i njohur muajt e fundit në rrjetet sociale edhe si Fshatari Dion. Unë jam amerikan. Erdha në Bullgari në vitin 2018 me pushime. U njoha me gruan time dhe tashmë jetojmë..
Erika Perales erdhi nga Argjentina e largët dhe arriti të pushtojë zemrat e pjesëmarrësve në Festivalin e Parë të Ansambleve Folklorike Bullgare jashtë vendit. Gjatë ngjarjes në Veliko Tërnovo, ajo interpretoi në një mënyrë të papërsëritshme një nga..