Për të tretën ditë në Sofje po zhvillohen protesta në mbrojtje të kryeredaktorit të Teatrit Popullor, Aleksandër Morfov, i cili u shkarkua nga detyra më 28 shkurt. Para kësaj, Velisllava Krësteva, përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun e institucionit, paralajmëroi largimin e saj. Kjo ndodhi si pasojë e një skandali në teatër që shpërtheu muaj më parë për shkak të paraqitjes së përgjegjëses së marrëdhënieve me publikun e institucionit Velisllava Krësteva, ish- përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun edhe e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe ish-deputete e Lëvizjes politike në fjalë, me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër midis përfaqësuesve të teatrit. Dera e kabinetit të Velisllava Krëstevës ishte e zhvarrosur me mbishkrimet "DPS" dhe "Zhduku", tabela me emrin e saj ishte gërvishtur dhe fajin për aktin e mori regjisori Aleksandër Morfov, i cili e akuzoi Krastevën për "propagandë politike".
Në një konferencë për media, drejtori Vasill Vasilev deklaroi se pozitat e Aleksandër Morfovit dhe Velisllava Krëstevës janë mbyllur për të ruajtur teatrin, por saktësoi se shfaqjet teatrale të Morfovit nuk janë hequr nga afishja. Vasilev tha se ai ka luftuar për katër muaj për të ruajtur institucionin dhe dinjitetin e ekipit.
Aleksandër Morfov është ndër regjisorët më të njohur të teatrit në Bullgari, fitues i shumë çmimeve prestigjioze bullgare dhe ndërkombëtare.Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..