Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji i pijshëm në Bullgari – një e dhënë ose një kujdes për të ardhmen

Foto: pixabay

Resurset ujore të Bullgarisë nuk janë ndër më të mëdhatë në Evropë, por nga ana tjetër, pothuajse të gjitha burimet ujore në vendin tonë formohen në territorin bullgar, gjë që e bën vendin tonë të pavarur në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, në vendin tonë ka ende vendbanime ku uji nga rubineti nuk mund të përdoret edhe për nevoja shtëpiake. Edhe në kryeqytetin e Sofjes, dëmtimi i tubacioneve të ujit është një fenomen i shpeshtë dhe uji i pijshëm derdhet ngandonjëherë në rrugë... në kurriz të përdoruesve.

Në sfondin e nevojave gjithnjë në rritje për akses në ujë të pijshëm të pastër, cilat janë sfidat me të cilat përballet sektori i ujit në Bullgari?

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, kryetari i Asociacionit Bullgar të Ujit, Ivan Ivanov, theksoi se në vendin tonë sektori i furnizimi me ujë dhe kanalizimeve prej vitesh nuk është në gjendje të mirë. Infrastruktura është e vjetruar moralisht dhe fizikisht, ndërsa institucionet nuk janë mjaft të përkushtuara dhe nuk i japin prioritet furnizimit me ujë dhe ekologjisë, të cilat janë të lidhura ngushtë, theksoi inxhinier Ivanov. Kjo çon në mungesë të përhershme fondesh dhe moszbatim të direktivave evropiane.

Ivan Ivanov

“Kemi për të ndërtuar shumë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, por një sfidë shtesë u shfaq me hyrjen në fuqi të direktivës së trajtimit të ujit të pijshëm. Ajo u ndryshua dhe vendos synime më të larta për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zbatimi i tyre lidhet me investime shtesë. Në sfondin e mungesës së fondeve investuese, aktualisht po shtojmë nevoja të reja që do të jenë shumë të vështira për t’u plotësuar, nëse vendi ynë nuk e njeh sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve si prioritet.”

Mungesa e një strategjie për resurset ujore bën që shumica e specialistëve të sektorit të ujit të besojnë se shteti ka abdikuar. Dhe edhe nëse ka personel të trajnuar me energji dhe dëshirë për t’u gjetur zgjidhje problemeve, ata pengohen në makinerinë e rëndë të administratës. Pikërisht kjo i bën specialistët e rinj në vendin tonë të kërkojnë realizim në vende të tjera të botës, është kategorik Ivan Ivanov:

“Shumë shpesh problemet me furnizimin me ujë dhe regjimin e disponueshëm të ujit të pijshëm nuk janë për shkak të burimit dhe resursit ujor, por të mungesës së një zgjidhjeje inxhinierie të zbatuar në praktikë. Ky është një absurditet që nuk duhet lejuar. Furnizimi me ujë është prioritet për çdo qytet, duhet menduar fillimisht dhe nuk mund ta kuptoj edhe sa vite do të qëndrojmë në këtë situatë absurde.”

Financimi mbetet një sfidë e madhe për rehabilitimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Ai mbështetet kryesisht në fondet e Bashkimit Evropian dhe deri diku në fondet e operatorëve të këtij sistemi. Edhe shteti ndan shuma të caktuara, por ato nuk janë të mjaftueshme, shpjegon inxhinieri Ivanov:

“E keqja është se në sfondin e kësaj mungese, edhe fondet që na japin falas nga Bashkimi Evropian, nuk arrijmë t’i absorbojmë plotësisht. Në kuadër të Programit Operativ “Mjedisi”, raportojmë një vonesë, e cila u reflektua edhe në mospërdorimin e një burimi të disponueshëm në qindra miliona leva. Arsyet e moszbatimit të projekteve i kanë rrënjët në faktin se institucionet individuale për të mbështetur operatorët e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duhej të merrnin një vendim të shpejtë për të përditësuar çmimet e ndërtuesve. Këto vendime u morën, por kur ishte tepër vonë për të arritur qëllimin. Është mungesa e prioriteteve për sa i përket sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve që na çon në humbje të përfitimeve për të gjithë ne. Aktualisht, një ligj i specializuar për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve është duke u zhvilluar nën Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, i cili ndoshta do të çojë në zgjidhjen e disa problemeve të synuara.”

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekzaminime mjekësore falas për bullgarët në Gollobordën e Shqipërisë

Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri. Një ekip prej 22 specialistësh është duke punuar nga 26 deri më 28 qershor 2025 me pacientë në..

botuar më 25-06-26 7.45.MD
Viktorija Ivanova

Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork kërkon praktikantë dhe vullnetarë

Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork hap dyert për praktikantë dhe vullnetarë, të cilët duan të fitojnë një përfytyrim realist për profesionin e diplomatit dhe të përfshihen në jetën kulturore të komunitetit bullgar përtej Oqeanit. Në këtë..

botuar më 25-06-26 7.10.MD

MPJ: Shqetësimet tona për Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhen me të drejtën e bullgarëve për vetëvendosje

Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë vlerësimet dhe konstatimet në lidhje me gjendjen e integrimittë saj..

botuar më 25-06-24 7.49.MD