Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet nga votat e vendimmarrësve në minutën e fundit. Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin në dhjetëditëshin e fundit të marsit, rezultati do të ishte si vijon: "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" dhe GERB-SDS do të kishin një mbështetje të ngjashme me përkatësisht 26.9% dhe 26.5%. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga “Gallup International Balkan” për Radion Kombëtare Bullgare, duke treguar qëndrimet në fund të fushatës. Hulumtimi u krye midis 18 dhe 26 marsit 2023 ndër 1004 persona, duke përdorur metodën ballë për ballë. Sipas rezultateve të sondazhit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Vëzrazhdane" do të garonin për vendin e tretë, me përkatësisht 13.3% dhe 13%. Në vendin e pestë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 7.2%. “Ngritja Bullgare” me 3,5% dhe “Levica” (“E Majta) me 3,3% do të luftojnë për të kaluar barrierën prej 4 për qind. “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 3%.
40.1% prej të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin patjetër – këto janë nivele afër pjesëmarrjes së deklaruar para zgjedhjeve të tetorit 2022. 4.1% e atyre që kanë thënë se do të votonin do të preferonin "Unë nuk mbështes askënd".Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..