Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcat Ushtarako-Detare Bullgare përdorën për herë të parë një robot nënujor

Foto: Forcat Ushtarako-Detare

Roboti nënujor i blerë së fundmi nga Flota Ushtarake Bullgare është përdorur për herë të parë në një stërvitje taktike të Forcave Ushtarako-Detare Bullgare në Detin e Zi. Anija e shpëtimit "Proteo", minahedhësi "Evstati Vinarov", minahedhësi "Sirius", tankeri "Akin" dhe anija zjarrfikëse "Ahelloj" kryen mbrojtje gjatë një kalimi në kolonë, duke gjuajtur në det dhe në ajër objektiva, devijimin e sulmeve të armikut, dhënien e ndihmës ndaj një nëndetëse të dëmtuar, transferimin e ngarkesave të lëngshme në det dhe dhënien e ndihmës për një anije në fatkeqësi, shpalli Marina bullgare.

Për herë të parë u mbajtën seanca stërvitore për të kontrolluar robotin nënujor. Zhytësit ushtarakë kanë kryer zbritje eksperimentale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..

botuar më 25-09-19 6.23.MD
Ruzha Ignatova

Në Gjermani ngritën akuza kundër "mbretëreshës së kriptovalutave" Ruzha Ignatova

Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..

botuar më 25-09-19 4.21.MD