Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov u zgjodh kryetari i parë i Parlamentit sipas parimit të rotacionit

Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Kryetar i Kuvendit Popullor u zgjodh Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS me 136 vota pro dhe 94 abstenime. Kandidati alternativ nga “Vëzrazhdane” – Petër Petrov u refuzua me 36 vota “pro”, 59 “kundër” dhe 139 abstenime.

“Ky nuk është një moment për festë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe në këtë moment pritet të punojmë për siguri, drejtësi, stabilitet”, tha Zheljazkov dhe falënderoi për mbështetjen.

Kryetari i ri i Parlamentit është 55 vjeç, jurist. Ka qenë sekretar i Bashkisë së Kryeqytetit dhe kryesekretar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Komisionit Rregullativ të Komunikimeve, i agjencisë “Qeveria Elektronike” dhe ministër i transportit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD