Nëse një qeveri e pakicës mbështetet me mandatin e dytë, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) është e gatshme t’ia dorëzojë kryesimin disa prej komisioneve të rëndësishme parlamentare, tha për bTV bashkëkryetari i koalicionit Kirill Petkov. PP-DB prezantoi sot stafin e qeverisë të kryesuar nga ish-ministri i arsimit Nikollaj Denkov.
“Kjo qeveri është bërë për të kryer punë, dhe jo për të qenë politikisht e rëndësishme dhe e ngjyrosur”, theksoi Kirill Petkov, duke shpjeguar se pse me përjashtim të Asen Vasilevit, liderët e partive nuk janë nominuar për pozita ministrore. Ai shtoi se nuk do të ofendohej nëse pushteti i parë politik do të deklaronte se nuk i pëlqente kabinetin e tyre. GERB-i mund të marrë përgjegjësinë e vet, ne i kemi hedhur të gjitha letrat në tavolinë”, tha gjithashtu Kirill Petkov.
PP-DB do të kërkojë mbështetje nga katër formacionet e tjera në Kuvendin Popullor.
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..