Nëse rruga ju çon në Kishinau, kryeqytetin e Moldavisë, duhet të ndaloni edhe pranë kishës "Shën Gjergji" atje. Ajo do të lërë gjurmë të thella në kujtimet tuaja me sharmin e saj dhe historinë prekëse të krijimit të saj. Ne vendosëm t'i hedhim një sy kësaj kishe me ju sot, në ditën e festës së tij - Dita e Shën Gjergj Trofeprurësit – Martiri i madh. Është e vetmja kishë në Moldavi ku shërbesat kryhen në gjuhën kishtare sllave. Por kjo nuk është e vetmja gjë që e bën atë shumë të veçantë. Kështu tha Georgi Barbarov, kryetar i komunës bullgare në Republikën e Moldavisë për Miglena Ivanovën dhe Radio Bulgarinë, në lidhje me ndërtimin e kishës "Shën Gjergji" në kryeqytetin moldav:
“Në vitin 1814 u mor vendimi për ndërtimin e kësaj kishe. Prift Gjergji nga Kishinau shkoi të mblidhte para për realizimin e idesë nga bullgarët në Bullgari /që në atë kohë ishte nën pushtimin osman/. Mirëpo, ai kapet nga turqit, të cilët ia mbushin gojën me kallaj. d.m.th. ai vdes gjatë kohës që mbledh para për kishën. Më vonë kisha merr emrin e tij.”
Georgi Barbarov thotë se këtë histori e ka mësuar nga udhëheqësi i kishës “Shën Gjergji”, At Nikollaj Fllorinski. Iniciatori për ndërtimin e kishës, prifti Gjergji, është përfaqësues i komunitetit vendas bullgar, që ka më shumë se 200 vite në ato troje. Megjithatë, fondet për kishën u mblodhën nga komuniteti bullgar në Besarabi dhe nga bullgarët në trevat bullgare dhe kështu u ndërtua në vitin 1819. Më 10 nëntor 1940, Moldavia u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili solli shumë viktima dhe dëme të mëdha, duke përfshirë edhe kishën "Shën Gjergji" - kupola qendrore e së cilës është plotësisht e shkatërruar, kambanorja dhe muret janë gjithashtu të prekura. Mirëpo, me thirrjen e udhëheqësit të kishës, donacionet u mblodhën mjaft shpejt dhe me mbështetjen financiare të bashkisë së Kishinaut, kisha "Shën Gjergji" u restaurua.
Georgi Barbarov saktëson se kjo nuk është e vetmja kishë ku mblidhen bullgarët në Moldavi. Në qytetin Taraklia ata kanë edhe tempullin e tyre, që mban emrin e Shën Gjergj Trofeprurësit. Në Kishinau gjendet një vend i quajtur “Shipka” ku ndodhet edhe një kishë e vogël.
"Nga atje u nisën për të çliruar Bullgarinë në prill 1877 - bullgarë nga Besarabia, rusë dhe vullnetarë moldavë nga Moldavia, për në Bullgari."
Për mënyrën se si bullgarët në Moldavi e festojnë 6 majin – Ditën e Shën Gjergj Trofeprurësit, Georgi Barbarov tregon:
“Ne në këtë festë hamë mish qengji të pjekur. Siç është zakon, në ditën e Shën Gjergjit, çdo familje në të cilën ka një person me emrin Georgi (Gjergji), e feston këtë festë duke përgatitur një qengj në furrë, të mbushur me bulgur, oriz ose së fundmi - me hikërror, bëhet shumë i shijshëm. Duhet të themi se kjo nuk është një festë zyrtare si në Bullgari, është thjesht një festë për njerëzit me emrin Georgi”.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: georgievskaia.mdMë 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..