Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.
“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.
Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..