Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.
“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.
Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..