Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.
“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.
Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..