Pas dorëzimit të mandatit nga presidenti, mendoj se u bë e qartë se çfarë është alternativa, komentoi në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” – (PP) Asen Vasilev. Diktaturë apo republikë parlamentare. Zgjedhja tani për tani është në duart e parlamentit, shkroi Vasilev.
“Nuk jam optimist për formimin e qeverisë”, tha në Bllagoevgrad lideri i Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS), Rumen Hristov. SDS beson se ka ende shanse për një qeveri me mandatin e dytë, por vetëm nëse kryeministre është Maria Gabriel, e propozuar nga GERB-SDS.
Dhe unë, ashtu si presidenti, mendoj se PP-ja nuk ka moral për një mandat, deklaroi në Facebook edhe deputeti i GERB-it, Deljan Dobrev. “Nëse u ka mbetur ndonjë dinjitet, duhet të largohen përgjithmonë nga politika”, kërkoi Dobrev.
Presidenti Radev ka të drejtë të kritikojë disa nga bisedat e rrjedhura në kryesinë e PP-së, të cilat janë tronditëse, por i lëshon ato pjesë që i përkasin atij drejtpërdrejt. Nga të dhënat shihet qartë se PP-ja dhe zoti Radev kanë marrë pjesë në një skemë për zgjedhjet, se e gjithë makina shtetërore ka punuar për ta, komentoi në Facebook liderja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova.
“U bëmë dëshmitarë të dorëzimit më poshtërues të një mandati për të formuar një qeveri në historinë e fundit të Bullgarisë. Kushtetuta thjesht e detyroi Presidentin t'ia mandatin Nikollaj Denkovit. E vërteta është se PP-ja nuk e meritojnë këtë mandat. Pra – Nikollaj Denkov duhet ta kthejë këtë mandat bosh”, kërkoi në Facebook lideri i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), Sllavi Trifonov.
Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..