Me rastin e 75-vjetorit të udhëheqësit shpirtëror ortodoks bullgar, nënpresidentja Ilijana Jotova i dha një çmim Patriarkut Neofit për praninë e tij të ndritur në jetën shpirtërore të kombit. Çmimi mban emrin e prof. Marko Semov (1939-2007)- shkrimtar, gazetar, skenarist, eseist, psikolog popullor bullgar, profesor në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe anëtar korrespondent i Akademisë Bullgare të Shkencave.
Çmimi u krijua në vitin 2007 nga Unioni i Gazetarëve Bullgarë, Unioni i Shkrimtarëve Bullgarë, Shoqata për Ruajtjen Kombëtare, Komuna Aprillci dhe “Prof. Marko Semov”. Bartës të saj janë poeti Nedjallko Jordanov, historiani Prof. Dojno Dojnov, themeluesja e Liceut Klasik Gergina Tonçeva, regjisori akademiku Ljudmil Stajkov dhe Akademia Bullgare e Shkencave.
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...