Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor me 8 vota “pro” dhe 1 “kundër” zgjodhi Borisllav Sarafov për ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm. Pllamen Najdenov votoi "kundër". Borisllav Sarafov, Desisllava Pironeva dhe Daniella Masheva ranë dakord me telefon të jenë ushtrues detyre. Sarafov dhe Pironeva madje u paraqitën personalisht në këshill.
"Jam thellësisht i bindur se Prokuroria duhet të fillojë reformat përkatëse. Ju falënderoj nga zemra, por jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë me të cilën jam ngarkuar", tha Sarafov pas zgjedhjeve. Para zgjedhjes së Sarafovit, i cili është edhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar, zëvendësprokurorja e përgjithshme Pllamena Cvetanova dha dorëheqjen dhe kërkoi që të lirohet nga detyra.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Kasacionit brenda 14 ditëve, por ekzekutimi nuk pezullohet në rast apelimi.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe..