Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Beogradi do të presë EXPO 2027

Mes 5 kandidatëve nga 4 kontinente, Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) në Paris zgjodhi Beogradin për të pritur një ekspozitë të specializuar ndërkombëtare - EXPO 2027. Midis dy kandidaturave evropiane të Malagas në Spanjë dhetë kryeqytetit serb, Bullgaria mbështeti Beogradin. Ekspozita do të zgjasë 3 muaj dhe i kushtohet sportit dhe muzikës botërore. Një stadium, një kompleks tregtar dhe një sallë panairesh do të ndërtohen për forumin në pjesën qendrore të Beogradit. Ideja është që të bashkuara në një rrugë të gjelbër, ato të bëhen një “oazë urbane” dhe një qendër tërheqëse për turistët dhe qytetarët. Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, theksoi se projekti do të krijojë mijëra vende pune dhe do të tërheqë qindra mijëra turistë, transmeton RTS.

Rumania po përgatitet të bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE

OMV Petrom dhe Romgaz kanë marrë vendimin përfundimtar për të investuar 4 miliardë euro në prodhimin e gazit nga projekti “Neptun Deep” në Detin e Zi. Fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin 2027. Për të gjithë periudhën e funksionimit do të tërhiqen rreth 100 miliardë metër kub gaz. "Rumania do të bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE dhe një eksportues neto i gazit natyror, duke forcuar sigurinë e furnizimit," thuhet në një njoftim për shtyp nga një kompani minerare. Perimetri i "Neptun Deep" në Detin e Zi ka një sipërfaqe prej 7500 km katrorë dhe ndodhet në një distancë prej afërsisht 160 km nga bregu, në ujëra me thellësi midis 100 dhe 1000 m. Depozitimet e para atje u zbuluan në vitin 2012. Kostot totale të kërkimit dhe vlerësimit deri më sot arrijnë në mbi 1.5 miliardë euro, thekson televizioni Digi24.

Parlamenti Evropian e shtyu votimin për raportin për përparimin e Shkupit drejt BE-së

Eurodeputeti bullgar nga “Rinovo Europën” Ilhan Kyçyk, i cili është raportues për Maqedoninë e Veriut, kërkoi shtyrjen e votimit në Parlamentin Evropian për raportin për përparimin e Shkupit drejt BE-së. Votimi ishte caktuar për 27 qershorin. Eurodeputetët kanë bërë mbi 290 amendamente në projektraport. “Jam i bindur se periudha e ardhshme para votimit të raportit do të jetë një test serioz për elitën politike në Maqedoninë e Veriut dhe do të masë gatishmërinë e vendit për të vazhduar në rrugën e integrimit evropian, duke kryer ndryshimet e nevojshme kushtetuese”, tha Kyçyk, cituar nga BGNES.

Në qershor, Trakia e Edrenesë shkëlqen në ngjyrëne vjollcës të livandës

Një korrje e pasur e livandës pritet në Trakinë e Edrenesë, ku ka filluar vjelja. Në 8 vjet livanda u bë kultura vajore kryesore në Traki, tha drejtori i Institutit të Kulturave Bujqësore, Dr. Adnan Tjulek. “Bullgaria është vendi ku prodhohet më shumë livandë. Bashkëpunimi me Bullgarinë doli të ishte një përpjekje e rëndësishme për të tërhequr interesin e fermerëve vendas dhe për ta bërë livandën një flamur për rajonin e Trakisë", thotë Tjulek. Zonat janë zgjeruar 260 herë në 3600 dynymë. Për të promovuar të korrat në Edrene, çdo vit në qershor mbahet festivali "Ditët e fushave të livandës", i cili tërheq rreth 100 000 turistë. Një litër vaj livande kushton 120 euro. Nga 100 kg livandë nxirret 2 litra vaj. Rendimenti është deri në 8 kg vaj për hektar. Në të njëjtën kohë, fermerët prodhojnë edhe mbi 15 kg mjaltë blete nga një dynymë, transmeton BTA.

Pa një takim të përbashkët, Vuçiq-Kurti në Bruksel u arrit marrëveshje për një armëpushim për Kosovën e Veriut

Komisioneri i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se në Bruksel është arritur një marrëveshje që të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja lokale në 4 komunat e Kosovës së Veriut ku dominon popullsia serbe. Njoftimi vjen pas takimeve të ndara me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. "Ne i paraqitëm të dyja palëve pritjet tona të qarta: Për Kosovën - të ngrijë menjëherë operacionet policore në komunat në Kosovën e Veriut, dhe katër kryetarët e bashkive të kryejnë përkohësisht detyrat e tyre jashtë ndërtesave bashkiake. Për Serbinë - të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat bashkiake së bashku me policët e Kosovës, 3 policët e ndaluar kosovarë të lirohen dhe serbët e Kosovës të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet e reja".

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bie-paris.org, europarl.europa.eu, OMVPetrom, Turhan Ülgüdür/EdirneLavantaTarlaGünleri, BТА/АP


Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD