Ka një vazhdimësi mes emigracionit të vjetër dhe atij të ri bullgar nëpër botë, dhe pavarësisht nëse janë në Afrikë, Amerikë Jugore, Azi apo Amerikën e Veriut, bashkatdhetarët tanë janë konsoliduar rreth shkollave të tyre dhe shoqërive që krijojnë vetë. Ky është vetëm një nga konkluzionet e shkencëtarëve të Institutit të Etnografisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik të BAN /IEFEM- BAN/ pas përfundimit të një studimi 4-vjeçar në shkallë të gjerë të diasporës bullgare në vendet e 5 kontinenteve - Australi, Afrikë, Amerika Jugore dhe Veriore dhe Azia.
Ky është studimi i parë i detajuar mbi institucionet, marrëdhëniet, jetën shpirtërore dhe kontaktet me atdheun të bullgarëve, apo pasardhësve - brezit të tretë dhe të katërt të emigrantëve nga Bullgaria. Projekti shkencor „Trashëgimia kulturore dhe institucionalizimi i komuniteteve bullgare të emigrantëve historikë dhe atyre bashkëkohore përtej Evropës“ krahason gjithashtu natyrën e migrimit sot me atë të 100 viteve më parë. Studimi mbështetet financiarisht nga Fondi i Kërkimit Shkencor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Një koleksion prej 17 studimesh dhe artikujsh shkencorë nga pjesëmarrësit është tashmë i disponueshëm në një version elektronik, me titull „Bullgarët përtej Evropës - institucionet dhe trashëgimia kulturore“.
Më 13 qershor, në IEFEM - BAN, përveç koleksionit, u prezantua edhe një film i shkurtër, i filmuar nga studiuesit gjatë hulumtimit në terren në komunitetet tona jashtë Evropës. Përpunimi i dhjetëra orëve video material është punë e As. Dr Lina Gergova dhe As. Dr. Jana Gergova. Synimi i tyre ishte që brenda gjysmë ore të paraqisnin këndvështrimet e mërgimtarëve nga brezi i ri dhe i vjetër, kolonë që e përkufizojnë veten edhe si bullgarë, edhe pse janë pjellë e martesave të përziera dhe tashmë brezi i tretë apo i katërt.
“Tezat tona kryesore janë se komuniteti bullgar dhe trashëgimia kulturore atje ruhen si rezultat i punës së institucioneve që kanë krijuar vetë bullgarët. Këto janë shoqatat, shkollat, ansamblet folklorike të vallеeve dhe këngëve. Kështu e ruajnë ndjenjën se janë bullgarë dhe ruajnë interesin për Bullgarinë” – thotë As. Dr Lina Gergova për Radio Bullgaririnë:
„ Ne shohim një sërë vendesh në planin historik që nuk kanë pasur shkolla për një kohë të gjatë. Për shembull, në Argjentinë, Kanada dhe Australi, ku ka interes të vazhdueshëm për emigrim, ku ka dhe bullgarë, breza të tërë nuk flasin më bullgarisht - të jesh bullgar tashmë është një çështje zgjedhjeje. Shumë prej tyre janë fëmijë nga martesa të përziera, por ata ende zgjedhin të jenë bullgarë dhe të marrin pjesë në jetën e komunitetit. Ne, si studiues, nuk besojmë se ata e kanë këtë lidhje me gjithçka bullgare për shkak të përkatësisë së tyre gjenetike. Por ka diçka tjetër që duhet të njohim - përpjekjet e mëdha në punën e aktivistëve të komunitetit, njerëzve që heqin dorë nga koha e lirë për të shkuar në një takim të ekipit të kërcimit, për të organizuar festën e shkollës, ndonjëherë ata shkojnë me dhjetëra qindra kilometra, për të qenë me bullgarë të tjerë. Në disa vende, të qenit bullgar është shumë prestigjioze, si në Argjentinë dhe Brazil. Në vende të tjera, nëse studion bullgarisht, të jep pikë për të aplikuar në universitet. Për të tjerët, gjuha bullgare është e vetmja mënyrë për të komunikuar me gjyshërit e tyre në vendlindje.“
Ky video material është në fakt vazhdim i një projekti tjetër të etnologëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët para studimit të destinacioneve të largëta kanë kryer një studim të ngjashëm për komunitetet bullgare në Evropë.
Në të dyja rastet, është i qartë konkluzioni se emigrimi ka ndryshuar shumë ndër vite dhe sot flitet gjithnjë e më shumë për mobilitetin si alternativë moderne ndaj emigrimit – thotë As. Dr Lina Gergova. Sipas saj, ndryshimi midis emigrimit të ri dhe atij të vjetër - përballë pasardhësve të emigrantëve që u larguan në vitet 20-30 të shekullit XX, është dukshëm i qartë në vende si Kanadaja dhe Australia.
„Por ka edhe vende që tashmë kanë pushuar së qeni kaq tërheqëse, për shembull: Amerika e Jugut, Afrika e Veriut, Australia, dhe kjo lidhet me proceset ekonomike botërore. Në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), për shembull, nuk ka të bëjë me emigrim në kuptimin më të përhapur – të shkosh diku njëherë e përgjithmonë. Ne shohim mobilitet të madh atje. Dhe kuptohet këtu ka vazhdimësi - emigrantët e sapoardhur gjejnë një mënyrë për t'u lidhur me të tjerët dhe përsëri përmes institucioneve që ata vetë krijuan në vend. Por të mos harrojmë kontributin e ambasadave tona, të cilat janë gjithnjë e më të vetëdijshme për rolin e tyre në ekzistencën dhe funksionimin e komuniteteve bullgare dhe janë lidhja e tyre me atdheun.“
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BTA
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..
Prof. Konstantinos Nihoritis është një shkencëtar me të cilin i lidhim më shumë nga burimet e zbuluara greke për veprën e Vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkallë botërore. Një studiues dhe teolog i shquar i Bullgarëve të Vjetër me botime të shumta..
Ekspozita mobile "Sekrete dhe Mistere nga Heraklea Sintika, një Udhëtim nëpër Kohë" do të hapet më 26 maj në Muzeun Kombëtar Sllovak. Ajo do të qëndrojë në Bratislavë deri në fund të korrikut, tha për BTA drejtoresha e muzeut në qytetin e Petriçit..
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një..