Një pikturë e madhe me përmasa 5x6 m që përshkruan unitetin e ëndrrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është pikturuar nga 30 artistë të rinj nga të dy anët e kufirit. Aktiviteti u mbajt para Teatrit Popullor "Ivan Vazov" në kuadër të fushatës "Në të dy anët e kufirit" të fondacionit bullgar "Pamet" (“Kujtesa”). Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e studios artistike për fëmijë “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”, nga qyteti i Manastirit, dhe ata nga Bullgaria – përfaqësues të Rodopeve Perëndimore.
Më pas fëmijët u pritën nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin patën një takim joformal. “Bullgaria është vendi më i interesuar që Maqedonia e Veriut të nisë sa më shpejt negociatat me BE-në për anëtarësim. Por ne duam gjithashtu që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, të kenë të drejta të barabarta (e kam fjalën për Maqedoninë e Veriut), pavarësisht nëse ndihen maqedonas, bullgarë, shqiptarë apo kështu me radhë”, theksoi presidenti Radev.Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..