Një pikturë e madhe me përmasa 5x6 m që përshkruan unitetin e ëndrrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është pikturuar nga 30 artistë të rinj nga të dy anët e kufirit. Aktiviteti u mbajt para Teatrit Popullor "Ivan Vazov" në kuadër të fushatës "Në të dy anët e kufirit" të fondacionit bullgar "Pamet" (“Kujtesa”). Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e studios artistike për fëmijë “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”, nga qyteti i Manastirit, dhe ata nga Bullgaria – përfaqësues të Rodopeve Perëndimore.
Më pas fëmijët u pritën nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin patën një takim joformal. “Bullgaria është vendi më i interesuar që Maqedonia e Veriut të nisë sa më shpejt negociatat me BE-në për anëtarësim. Por ne duam gjithashtu që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, të kenë të drejta të barabarta (e kam fjalën për Maqedoninë e Veriut), pavarësisht nëse ndihen maqedonas, bullgarë, shqiptarë apo kështu me radhë”, theksoi presidenti Radev.Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..