Përfaqësimi i Përhershëm i Bullgarisë në BE rekomandon që evropianët ta lexojnë këtë verë romanin "Udhëtim në drejtim të hijes" nga Jana Bukova. Propozimi është në kuadër të nismës së përbashkët "Lexuesit e Evropës" midis Bibliotekës së Këshillit Evropian dhe përfaqësive të përhershme në BE, qëllimi i së cilës është të promovojë zakonet letrare të evropianëve. Për të katërtin vit, misionet e përhershme në BE janë ftuar të rekomandojnë një libër nga vendi i tyre për verën dhe tema e fushatës së sivjetshme është "Gratë Autore". Zhanri zgjidhet nga përfaqësimi i përhershëm përkatës dhe mund të jetë vepër e një autoreje të re, një vëllim i një poeteshe të njohur ose vepër fantastike. Në librin e rekomanduar të Jana Bukovës, ka tetë personazhe kryesore, secili prej tyre ka historinë e tij të plotë të jetës, motivimin, frikën dhe dëshirat e brendshme. Tregimet janë të lidhura, por janë shkruar në fragmente dhe lexuesi duhet të mendojë se si t’i lidhë fijet. Histori vdekjeje dhe dashurie, mizorie dhe mëshire. Romani i ofruar nga misioni diplomatik bullgar cilësohet si një vepër e bukur dhe e dhimbshme, në të cilën autorja Jana Bukova tregon një aftësi të jashtëzakonshme për të përshkruar gjëra të jashtëzakonshme.
Përveç “Udhëtim në drejtim të hijes”, Bukova ka botuar edhe dy përmbledhje me tregime dhe katër përmbledhje me poezi, ndër të cilat “Shënimet e gruas fantazmë” (2018), e vlerësuar me Çmimin Kombëtar për Poezinë “Ivan Nikollov”. Libri u botua në të njëjtën kohë edhe në Athinë, por me një titull tjetër.
Veprat e autores janë përkthyer në disa gjuhë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..