Bullgaria mori mbështetje të fortë për pranimin e saj në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, si dhe nga ministrat e jashtëm gjerman dhe çek, Analena Baerbock dhe Jan Lipavsky. Kjo ndodhi gjatë bisedimeve me zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel në kuadër të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Toledo, kushtuar agresionit rus kundër Ukrainës dhe situatës në Niger dhe Sahel.
Gjatë forumit, Maria Gabriel theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Detit të Zi, si dhe rëndësinë e deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës dhe nevojën për më shumë përpjekje diplomatike për "Formulën e Paqes" të Presidentit Volodimir Zelenski. Në një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, zëvendëskryeministrja bullgare shprehu solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën dhe popullin e saj.Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin..
Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) (pjesë e koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" – PP-DB, e cila ka..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e..
Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në..