Një vit më parë, më 2 shtator, ferma organike në fshatin malor Rozino, e specializuar në prodhimin e akullores nga prodhimi i saj i qumështit, pësoi dëme të mëdha pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili përmbyti shtëpitë dhe rrëzoi ndërtesat në rajonin e qytetit të Karllovos(Bullgari Jugore Qendrore). Sot, një vit pas fatkeqësisë natyrore, pronarët e fermës po organizojnë një Ditë të Dyerve të Hapura për të festuar rimëkëmbjen e tyre dhe për të njohur vizitorët për procesin që kanë kaluar.
"Ne duam t'u tregojmë njerëzve ndryshimin midis pemëve të prekura dhe pjesëve të lumit për të cilat mundëm të kujdeseshim pas përmbytjes, dhe pjesës që nuk ishim në gjendje të kujdeseshim. Dallimi është i madh, gjë që tregon lidhjen e fortë midis njeriut dhe natyrës”, thotë Allbina Jasinskaja, një nga organizatoret e fermës.
Në Ditën e Dyerve të Hapura, të gjithë do të mund të njihen vizualisht me temën "Rruga e qumështit tonë" – nga lopët deri në momentin kur është i gatshëm ushqimi i shijshëm. Vizitorët më kureshtarë do të jenë në gjendje të ushqejnë vetë kafshët e fermës, si dhe të mësojnë për proceset e riciklimit, kompostimit dhe përdorimit të mbetjeve organike në territorin lokal. Dita e hapur në Rozino është më 2 shtator dhe për fëmijët ka një punëtori të veçantë për përgatitjen e akullores me produkte shtëpie.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: rozino.farmNë sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..