"Kujtesa e ruajtur e Bashkimit të vitit 1885 në muzetë, arkivat, bibliotekat dhe koleksionet private bullgare" është një ekspozitë që Muzeu Historik Rajonal – Plovdiv vë në dispozicion të publikut në qytete të ndryshme të vendit. Qyteti Jamboll është ndalesa e parë e ekspozitës kushtuar ditës, në të cilën Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar – 6 shtator 1885.
Muzeu i Plovdivit ka përgatitur 20 tabela me imazhe digjitale të vlerave kulturore emblematike të Bashkimit. Ekspozita bazohet në një projekt të financuar nga Fondi Kombëtar "Kultura" dhe do të vizitojë 10 qytete të tjera në Bullgari. Kjo u jep mundësinë banorëve dhe mysafirëve të këtyre vendeve të prekin një nga ngjarjet më domethënëse të historisë bullgare, në realizimin e së cilës kontribut të rëndësishëm dha qyteti i Plovdivit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / rimplovdivArkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..