Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë (SBP) shënon 110 vjet nga krijimi i tij. Shoqata e krijuesve bullgarë u themelua më 8 shtator të vitit 1913. Kryetar i tij u zgjodh Ivan Andrejçin (kritik letrar dhe teatror, poet, shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes), ndërsa kryetar nderi – patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov. Radio Bullgaria në disa botimetë saj do t’ju njohë me momentet e rëndësishme të veprimtarisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
“Duke shqyrtuar historinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë, ne po shfletojmë gjithashtu zhvillimin e letërsisë bullgare, në përgjithësi”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari aktual i organizatës, BojanAngellov – shkrimtar, filolog, filozof, gazetar dhe figurë publike.
“Lidhja jonë është organizata e parë letrare dhe shkrimore në Evropë. Ajo u krijua pas katastrofës së parë kombëtare të shkaktuar nga Lufta e Dytë Ballkanike (1913), në fund të së cilës trupat rumune ishin vetëm dhjetë kilometra larg Sofjes ndërsa ish-aleatët e Bullgarisë ishin gati ta ndanin në pjesë dhe ta shkatërronin. Traktati i Paqes i nënshkruar në korrik të po këtij viti në Bukuresht shpëtoi Bullgarinë dhe oficerët e rinj që u kthyen nga fronti – shkrimtarë dhe gazetarë – vendosën të krijojnë një lidhje për të mbrojtur shpirtin bullgar dhe kufijtë shpirtërorë të Bullgarisë. Ata iu drejtuan me një letër shkrimtarëve më të mëdhenj bullgarë të asaj kohe – Ivan Vazov, Prof. Ivan Shishmanov, Anton Strashimirov etj., duke i ftuar të bëheshin anëtarë nderi të Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë. Kështu, më 8 shtator të vitit 1913 u mbajt mbledhja themeluese. Ndër krijuesit ishin edhe shkrimtarët Elin Pelin, Jordan Jovkov, Pejo Javorov... Kryetar u zgjodh Ivan Andrejçin – një person i diplomuar në Francë, një poet i talentuar, i cili për shkak të bindjeve të tij pacifiste emigroi nga Bullgaria në Zvicër gjatë Luftës së Parë Botërore. Por një nga meritat më të mëdha të Lidhjes atëherë ishte se ajo kërkoi nga Departamenti i Luftës anëtarët e saj të bëheshin korrespondentë në revistat ushtarake ose të punonin në institucionet administrative ushtarake. Kjo i shpëtoi fizikisht shumë shkrimtarë bullgarë. Të gjithë e dimë se JordanJovkov ishte korrespondent ushtarak dhe shkroi tregime të mrekullueshme që mbetën në historinë e letërsisë bullgare dhe asaj evropiane.”
Historia e Lidhjes së shkrimtarëve Bullgarë është e larmishme – shpesh dramatike, shpesh qesharake, madje edhe komike – thotë Bojan Angellov dhe përshkruan një rast interesant nga koha kur mjeshtri i tregimit të shkurtër dhe “këngëtar i fshatit bullgar” Elin Pelin ishte kryetar i bashkim.
“Kur Elin Pelin u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë në vitin 1920, ai tashmë ishte mik i mirë me Aleksandër Ballabanovin, gjithashtu anëtar i lidhjes. Sidoqoftë, Aleksandër Ballabanovi i lejoi vetes të botojë epigrame tallëse për disa nga shkrimtaret tona gra. Duke u shpallur në mbrojtje të tyre, Këshilli Drejtues i Lidhjes vendosi të përjashtojë atë. Në shenjë ndjenjash miqësore u largua edhe Elin Pelin, megjithëse edhe ai nuk ishte dakord me veprimet e mikut të tij. E gjithë kjo nuk e pengoi që Elin Pelin të zgjidhej sërish kryetar në vitin 1940. Gjatë bombardimeve më të rënda të Sofjes në janar të vitit 1944, duke rrezikuar jetën, ai kaloi qendrën e Sofjes deri në shtëpinë-muze të Ivan Vazovit, nga ku arriti të merrte enën e qelqtë me zemrën e Vazovit dhe ta shpëtonte. Një shenjë nderimi dhe respekti nga nxënësi te mësuesi – i tillë siç vazhdon të ekzistojë edhe sot mes anëtarëve të Lidhjes.”
Dhe cili është kontributi më domethënës i Lidhjes së Shkrimtarëve sot? Sipas kryetarit të saj Bojan Angellov, qëllimi i organizatës është të kujdeset për anëtarët e saj – të mbrojë të drejtat e tyre, të ndihmojë në gjetjen e një pune dhe t’i mbështesë ata në rast nevoje sociale.
“Një numër i madh artistësh mbeten jashtë institucioneve dhe instituteve shkencore, gjë që i dënon ata me një ekzistencë poshtëruese. E keqja është se shteti nuk ka gjetur një mënyrë të sigurt për të mbështetur shoqatat krijuese, ashtu siç nuk mbështet vetë krijuesit. Por mendoj se mund të gjendet një mekanizëm i tillë. Nuk është e drejtë që njerëzit që krijuan vepra letrare ndër vite të largohen nga kjo botë të ofenduar, të hidhëruar dhe në mjerim të padëgjuar.”
Vazhdon …
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, Krasimir Martinov, BGNES
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..