Rreth 600 traktorë të fermerëve të pakënaqur mbetën në hyrje të Sofjes gjatë ditës së dytë të protestave të tyre pranë Dollni Bogrov. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov, tha se "kërkesa e tyre më e rëndësishme është ndalimi i importeve nga Ukraina". Është marrë vesh me autoritetet komunale që fermerët të protestojnë në këmbë në Sofje të martën, ndërsa të mërkurën do të lejohen paradite, kur nuk ka qarkullim, deri në 80 makina bujqësore në qendër.
Kreu i GERB Bojko Borisov bëri thirrje në Parlament për negociata, duke theksuar se Sofja është mësuar me protesta dhe bllokada.
Jemi të sigurt se deri në mesditë do të zgjidhet çështja me prodhuesit e drithërave, tha deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, gjithashtu në Kuvend.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..