Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 20 shtator, komuna lejoi deri në 80 traktorë të protestojnë në Sofje

Foto: BTA

Rreth 600 traktorë të fermerëve të pakënaqur mbetën në hyrje të Sofjes gjatë ditës së dytë të protestave të tyre pranë Dollni Bogrov. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov, tha se "kërkesa e tyre më e rëndësishme është ndalimi i importeve nga Ukraina". Është marrë vesh me autoritetet komunale që fermerët të protestojnë në këmbë në Sofje të martën, ndërsa të mërkurën do të lejohen paradite, kur nuk ka qarkullim, deri në 80 makina bujqësore në qendër.

Kreu i GERB Bojko Borisov bëri thirrje në Parlament për negociata, duke theksuar se Sofja është mësuar me protesta dhe bllokada.

Jemi të sigurt se deri në mesditë do të zgjidhet çështja me prodhuesit e drithërave, tha deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, gjithashtu në Kuvend.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një renditje tjetër i vendos bullgarët ndër njerëzit më të pakënaqur në BE

Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë, njerëzit në BE duhej të vlerësonin kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën në një shkallë nga 0..

botuar më 24-10-20 10.05.PD
Mira Koseva

Një nxënëse bullgare e klasës së gjashtë u bë kampione bote në anglisht

Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics 2024”. Ajo zuri vendin e parë në nivelin A1 dhe fitoi çmimin më të lartë për Bullgarinë, njoftoi..

botuar më 24-10-19 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°..

botuar më 24-10-18 7.35.MD