Rreth 600 traktorë të fermerëve të pakënaqur mbetën në hyrje të Sofjes gjatë ditës së dytë të protestave të tyre pranë Dollni Bogrov. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov, tha se "kërkesa e tyre më e rëndësishme është ndalimi i importeve nga Ukraina". Është marrë vesh me autoritetet komunale që fermerët të protestojnë në këmbë në Sofje të martën, ndërsa të mërkurën do të lejohen paradite, kur nuk ka qarkullim, deri në 80 makina bujqësore në qendër.
Kreu i GERB Bojko Borisov bëri thirrje në Parlament për negociata, duke theksuar se Sofja është mësuar me protesta dhe bllokada.
Jemi të sigurt se deri në mesditë do të zgjidhet çështja me prodhuesit e drithërave, tha deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, gjithashtu në Kuvend.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..