Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti nuk do të lejojë që shërbimet të ristrukturohen

Foto: president.bg

“Mosbesimi ndaj shërbimeve shprehet nga njerëz që duan të vënë dorë mbi shërbimet dhe për herë të parë në historinë tonë të re të kenë një gjurmë politike në shërbimet bullgare të sigurisë. Jam e sigurt se presidenti Radev nuk do ta lejojë këtë.” Këtë e tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në qytetin Veliko Tërnovo në lidhje me idenë e PP-DB për ndryshime legjislative për krijimin e Shërbimit të Unifikuar të Inteligjencës, duke bashkuar Agjencinë Shtetërore “Inteligjencë” dhe inteligjencën ushtarake, dhe kryetarët e tyre të zgjidhen nga Kuvendi Popullor dhe jo, si tani, nga presidenti.
Në kryeqytetin e vjetër, Ilijana Jotova mori pjesë në ngritjen e flamurit tonë kombëtar me rastin e festës së Pavarësisë dhe mori pjesë në kortezhin festiv për në monumentin “Nëna Bullgari”. Në fjalinë e saj ajo theksoi se pavarësia është baza e krijimit të shtetit bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD