Të dielën, më 24 shtator, Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Kreu i shtetit bullgar ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkëmbimit të zjarrit në Kosovën e Veriut dhe shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve atje, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit.
Të dy presidentët u bashkuan rreth mendimit se nevojitet përgjegjësi nga të gjitha anët për deeskalimin dhe zvogëlimin e rrezikut, gjë që është në interes edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s KFOR, në të cilin marrin pjesë edhe ushtarakë bullgarë.
Në të shtënat me policinë e Kosovës, u vranë tre nga rreth 30 sulmuesit që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën e Veriut, njoftoi BTA.Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..