Të dielën, më 24 shtator, Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Kreu i shtetit bullgar ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkëmbimit të zjarrit në Kosovën e Veriut dhe shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve atje, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit.
Të dy presidentët u bashkuan rreth mendimit se nevojitet përgjegjësi nga të gjitha anët për deeskalimin dhe zvogëlimin e rrezikut, gjë që është në interes edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s KFOR, në të cilin marrin pjesë edhe ushtarakë bullgarë.
Në të shtënat me policinë e Kosovës, u vranë tre nga rreth 30 sulmuesit që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën e Veriut, njoftoi BTA.Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..