Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar ka shprehur ngushëllime për viktimat e të shtënave në Kosovë

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Të dielën, më 24 shtator, Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Kreu i shtetit bullgar ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkëmbimit të zjarrit në Kosovën e Veriut dhe shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve atje, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit.

Të dy presidentët u bashkuan rreth mendimit se nevojitet përgjegjësi nga të gjitha anët për deeskalimin dhe zvogëlimin e rrezikut, gjë që është në interes edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s KFOR, në të cilin marrin pjesë edhe ushtarakë bullgarë.

Në të shtënat me policinë e Kosovës, u vranë tre nga rreth 30 sulmuesit që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën e Veriut, njoftoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Konsultimet e kërkuara të NATO-s nuk nënkuptojnë luftë

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..

botuar më 25-09-11 12.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..

botuar më 25-09-05 2.55.MD