Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve dhe me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve (26 Shtator), Kopshti i Qytetit në Sofje mirëpret Panairin e Gjuhëve. Në të do të prezantohen tetëmbëdhjetë gjuhë, njëzet institute kulturore, ambasada dhe institucione që punojnë në fushën e gjuhësisë, kulturës dhe arsimit.
Panairi ofron gjithashtu një program muzikor, tenda informative, biseda, lojëra argëtuese, çmime dhe materiale promovuese. Të gjithë janë të mirëseardhur – individualisht ose si familje, me fëmijë dhe kafshë shtëpiake – thonë organizatorët nga Drejtoria kryesore “Përkthime” e Komisionit Evropian. Qëllimi i festës është të inkurajojë njerëzit e të gjitha moshave të mësojnë gjuhë të huaja dhe të rritet ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësor në Evropë.
Web faqja e lojës online të Ditës Evropiane të Gjuhëve
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook / EDLBulgaria
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..