Po vazhdojnë për të katërtën ditë protestat e minatorëve dhe energjetikëve, të cilët bllokojnë rrugët dhe pikat kyçe të vendit. Të punësuarit në këtë sektor janë kundër planeve territoriale për një tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit Stara Zagora, Pernik dhe Kjustendill të publikuara në faqet e Ministrisë së Energjetikës dhe nuk pranojnë t'i përgjigjen ftesës për një takim të bërë nga Kryeministri ditën e diel.
“Pushtetarët ta gjejnë mënyrën të vijnë tek ne për të negociuar. Ministri thotë se deri në vitin 2038 nuk do të ketë mbyllje të kapaciteteve, por në plan është shënuar një kufizim deri në 1600 megavat deri në vitin 2030. Nëse kjo nuk është një mbyllje, atëherë çfarë është?" – pyeti në mënyrë retorike Georgi Gospodinov, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) në minierat “Marica-Iztok”.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Nikollaj Denkov siguroi se tashmë po punohet për mundësitë që personat e punësuar në këto uzina të mund të rikualifikohen dhe të gjejnë punësim të ri në të njëjtin rajon. Sipas kryeministrit, "puna në territorin e minierave - për transformimin e tyre, në mënyrë që të përdoren për zhvillimin e biznesit, industrisë, teknologjive të reja - do të vazhdojë për të paktën 10 vjet pas mbylljes së minierave, kështu që në fakt njerëzit në këtë rajon me këtë kualifikim do të kenë punë shumë vite pasi termocentralet dhe minierat mbyllen si burim qymyri." Punëtorët në industri gjithashtu nuk janë të frymëzuar nga mundësia për të marrë deri në 36 paga nëse vendosin të lënë punën në miniera.
Sipas kryetares së Federatës së Pavarur Sindikale të Energjetikëve në Bullgari, Marina Mitova, protestat do të vazhdojnë derisa të rindërtohet besimi mes qeverisë dhe të punësuarve në këtë sektor: “Topi është në fushën e qeverisë. Ne duam të shohim një angazhim, jo vetëm të flasim”, tha ajo për BNR, duke komentuar se njerëzit janë të mërzitur nga mungesa e veprimeve konkrete: “Dëgjojmë se do të ketë investime, dëgjojmë se do të ketë vende pune, por kjo na duket vetëm si një urim. .. Njerëzit duan të mbeten për të punuar dhe rajoni i tyre të përparojë':
"Duhet të gjendet një ekuilibër. Shteti para së gjithash duhet të ndjekë qëllimet e veta - ekonomike, sociale, të gjitha në një paketë. Mungesa e një strategjie energjetike është problemi kryesor i shtetit tonë. Nuk mund të lëvizim në mënyrë kaotike. Çdo vendim në energji - nëse merret sot, do të ketë ndikim pas 10 vitesh. Dhe ne kemi ecur verbërisht me vite. Secila qeveri e ka vizionin e saj, merr vendime kaotike. Në asnjë vend tjetër nuk ka pakujdesi të tillë", komentoi Marina Mitova.
“Aktualisht nga 40 deri në 60% prej prodhimit bazë të energjisë elektrike sigurohet përmes këtyre termocentraleve. Derisa të gjejmë një zgjidhje teknike për këtë çështje, çdo gjë tjetër që do të bëhej do të ishte çmenduri” – shprehet kategorik kryetari i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov:
“Futja e këtyre planeve për një tranzicion të drejtë duhet të bëhet pas një diskutimi të gjerë publik”, shtoi lideri i sindikatës, duke kujtuar se gati dy muaj më parë, në një takim me kryeministrin, së bashku me presidentin e KNSB-së, u nënvizua urgjenca e këtyre diskutimeve. Më duket se ata që janë në pushtet po përpiqen qëllimisht të mos e dëgjojnë zërin e popullit. Sepse nuk është çështja se çfarë, por kur?”
Industria e mineraleve dhe lëndëve të para është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë e vendit, komentoipara BNR inxhinieri Ivan Mitev, drejtor ekzekutiv i Dhomës Bullgare të Minierave dhe Gjeologjisë:
“Tashmë jemi duke u përballur me probleme serioze me tregjet ndërkombëtare në lidhje me çmimet, prodhimin, vendet e treta, dhe në një moment do të kemi edhe kapacitete bazë të pasigurta – gjë që do të krijojë vështirësie të mëdha para të gjithë neve, që tashmë jemi në një konkurrencë të pabarabartë me të tjerët. Ne kemi nevojë për energji bazë për të ruajtur konkurrencën tonë si ekonomi”, theksoi eksperti.
Megjithatë, zëvendësministri i energjisë Krasimir Nenov siguroi se siguria energjetike në vendin tonë është e garantuar. Minierat "Marica Iztok" dhe centrali termik elektrik "Marica Iztok 2" do të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme gjatë periudhës vjeshtë-dimër.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Menaxhimit të Energjisë, Sllavço Nejkov, u bëri thirrje autoriteteve që të përgatisin një vizion strategjik energjetik për vendin:
“Qeveria duhet të dalë me një dokument të shkruar që të shpjegojë çdo ditë, hap pas hapi se çfarë do të vijë më pas në aspektin e vendeve të punës, në aspektin e përzierjes së energjisë dhe në aspektin demografik – gjërat janë të lidhura. Unë mbështetem te arsyeja”.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..