Këngëtarja Nina Nikolina është e njohur prej kohësh për prezantimin e këngëve popullore bullgare në një version të modernizuar, të cilat janë mbledhur në disa albume. "Beqari Deda" është kënga më e fundit nga albumi i dytë i koncerteve i Nina Nikolinës "Jazz & Traditions Vol.2". Kënga humoristike nga krahina folklorike bullgare e shopëve në një aranzhim etnojazz të Kalin Veljovit do të ngrejë humorin në koncertin e Nina Nikolinës me grupin e saj sonte më 2 nëntor në Sofje. Programi i koncertit do të përfshijë jo vetëm këngët popullore, por edhe hitet e saj pop, ku do të gërshetohen edhe elemente të zhanreve aktuale muzikore jazz, funky, R&B dhe tingujt elektronikë të kërcimit.
"Gjatë gjithë karrierës sime muzikore përpiqem të zgjerojë auditorin që e pëlqen folklorin bullgar. Dhe veçanërisht tek të rinjtë, sepse nëse nuk trashëgohet tradita, ajo do të zhduket. Folklori bullgar është shumë interesant dhe shumë i bukur. Është gjithashtu qesharak, ka kaq shumë histori interesante atje që mendojmë se kanë mbetur në atë kohë, ose në biblioteka dhe në përmbledhjet e vjetra – por në fakt nuk është kështu. Kështu që unë shpesh i hap përmbledhjet dhe gjej këngë të bukura, këngë qesharake dhe ne i interpretojmë me grupin.
“Beqari Deda” është një këngë që e dëgjova kur isha shumë e vogël në korin e nënës sime – ajo është dirigjente, Rosica Gospodinova. Në versionin më të njohur, “Beqari Deda” është i kompozitorit Petër Ljondev. Por ne e realizuam këtë këngë sipas aranzhimit të Kalin Veljovit. Kemi përdorur melodinë kryesore të këngës autentike “Beqari Deda”. Me ndihmën e një shoqeje timen shumë të ngushtë, docente në Akademinë Bullgare të Shkencave - Vesellka Tonçeva - gjetëm një tekst që është vazhdimësi e atij që të gjithë e njohim. Atje ka më shumë momente dashurore - do t’ju pres më 2 nëntor për t'ju treguar më shumë për të!"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..