Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.
“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.
Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...
Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..