I vendosur rreth 16 kilometra nga Vidini, në brigjet e Danubit, fshati Sllanotrën ka një popullsi prej rreth 500 banorësh. Dimrat këtu janë shumë të hidhur, ndërsa vera është e zjarrtë. Pikërisht ky fshat, i panjohur madje edhe për shumë bullgarë, rezulton të jetë një tjetër ndalesë në jetën e italianit Antonio Panarello, siç qartëson ai - thjesht një rastësi.
67-vjeçari Antonio u largua para shumë kohësh nga vendlindja e tij Messina në Siçili dhe pasi studioi për kontabilist, për dekada të tëra me rradhë e fitonte bukën e gojës si nënkolonel në Policinë Ekonomike të kryeqytetit italian. Por në një "ditë ndriçimi" të mrekullueshme (kur edhe të katër fëmijët e tij tashmë ishin rritur) ai vendosi që nuk donte më të punonte për shtetin dhe tha me vete: "Mjaft! Dua ta kthej lirinë time!”. Ai iu përkushtua asaj duke iu rikthyer pasionit të dikurshëm – motoçikletave. Filloi të udhëtonte nëpër Evropë me dy rrota. Dhe kështu një ditë ai vendosi të bënte një shtëpi të re për vete - në Bullgari. Vendimi ka ardhur gjoja rastësisht, por duhet përmendur se Antonio e kishte vizituar vendin tonë në vitet 70-80 të shekullit të kaluar përmes tragetit të vjetër Calafat - Vidin, dhe ndoshta pikërisht atëherë tek ai u mboll fara e kuriozitetit për këtë vend. Kështu, në vitin jo shumë të largët 2015, italiani nisi të jetonte në një apartament në Vidin, por për një kohë të shkurtër - prej andej përfundoi në fshatin Sllanotrën, ku mundi t’i përkushtohet lehtësisht hobit të tij - motoçikletave, dhe ai tashmë ka pesë prej tyre!
“Problemi ishte se kisha nevojë për më shumë hapësirë dhe në apartament nuk e kisha më këtë gjë. Sllanotrëni ishte thjesht një rastësi. Një mik këmbënguli shumë që të shkoja të shihja Sllanotrënin. Më tha: “Hajde shikoje këtë fshatin, hajde!”. Kështu që unë shkova së bashku me disa njerëz të tjerë. Dhe përfundimisht, njerëzit e tjerë vendosën ta merrnin këtë pronë, e cila nuk ishte ashtu siç e shihni tani. Ishte një xhungël me pak fjalë. Pothuajse gjithçka që shihni tani është bërë nga unë. Ky është një nga pasjonet e mia të shumta. Sepse mes gjithçkaje që kam punuar si djalë, ishte edhe kjo – ja nga më buron edhe pasioni për artizanatin”, thotë Antonio në një intervistë për BNR-Vidin.
Çuditërisht, kjo pjesë e Bullgarisë Veri-Perëndimore e bën të ndihet si në shtëpinë e tij - vendasit e presin mirë, Vidini ndodhet aty pranë, ai shkon atje në mbrëmje për një pije dhe për të takuar miqtë, i kujton vendlindjen e tij Messinën dhe Italia nuk është aq larg. Në fshatin Sllanotrën, me shumicën e njerëzve ai komunikon lirshëm në gjuhën e tij amtare, pasi ata kanë punuar në Itali. Në fakt, siç thekson Antonio - që shumë nga banorët e vendbanimeve të vogla në vendin tonë janë të detyruar të kërkojnë jetesën jashtë vendit – pikërisht kjo është një nga fatkeqësitë e Bullgarisë:
“Problemi është se fshatrat këtu në Bullgari janë të braktisura. Kështu që koha që kaloj në fshat është OK, për sa kohë kam diçka për të bërë. Nëse jo, marr biçikletën ose makinën time, ose hip në aeroplan dhe shkoj diku. Sigurisht, në dimër është këndshëm në fshat. Të paktën për mua. Dimri i parë që kalova këtu ishte në vitin 2016 kur ishte minus 30 gradë dhe kishte shumë borë, ishte bukur”.
Probleme të tjera me të cilat përballet vetë Antonio Panarello janë mungesa e jetës kulturore madje edhe në qytetet rajonale si Vidini, infrastruktura e dobët e transportit dhe barriera gjuhësore:
“Kur shkoni në një zyrë administrative dhe dëshironi të pyesni për një dokument ose thjesht keni nevojë për informacion, njerëzit nuk flasin anglisht dhe dokumentet janë të shkruara në bullgarisht. Unë kam automjete të regjistruara këtu dhe kam dokumente bullgare, ndërsa në polici, për shembull, nëpër sportele ka shumë pak njerëz që mund t'i kushtojnë vëmendje një të huaji që mund të ketë shumë pyetje. Nëse Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian, dëshiron ta përfundojë këtë cikël dhe të bëhet plotësisht pjesë e Evropës, duhet të mendojë edhe për personelin në zyrat e saj administrative. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, thekson Antonio.
Por italiani preferon të fokusohet tek ana pozitive e jetës dhe të shijojë të mirat që ajo i ofron. Probleme, edhe pse të një natyre tjetër, ka kudo. Ndaj i pyetur nëse po mendon të largohet nga Sllanotrën, ai përgjigjet kategorikisht: “Jo! Për aq kohë sa mundem ose derisa nuk ka arsye serioze, vërtet të rëndësishme, mendoj se do të qëndroj këtu”.
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..