Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i ekologjisë premtoi kontroll të vazhdueshëm mbi pastërtinë e ajrit në Ruse

Julijan Popov
Foto: BTA

Po marr përsipër të kryej një inspektim shumë kompleks të burimeve të ndotjes së ajrit në Ruse, premtoi ministri i ekologjisë Julijan Popov në një takim me qytetarët në qytetin e Danubit. Qëllimi i vizitës ishte kërkimi i zgjidhjes së problemit të ndotjes kronike të ajrit së bashku me pushtetin vendor dhe institucionet shtetërore.

Arkitekti Dragomir Stojanov prezantoi në takim faktet që tregojnë se fabrika e pastrimit të një kompanie të prodhimit të aluminit nuk është ndërtuar si duhet, nuk funksionon dhe e ndot ajrin.

Kryetari i shoqatës "Merr frymë, Ruse", Rostisllav Kandillarov, kërkoi mekanizëm për mbylljen e industrive ndotëse.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..

botuar më 25-09-19 6.23.MD
Ruzha Ignatova

Në Gjermani ngritën akuza kundër "mbretëreshës së kriptovalutave" Ruzha Ignatova

Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..

botuar më 25-09-19 4.21.MD