Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe.
Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës, prej nga nisin shtigje të shumta nëpër mal.
Një rrugë e lehtë dhe e këndshme kalon nëpër shtëpinë malore "Kompozitorët" (e njohur edhe si shtëpia malore "Kësulëkuqja"), që gjendet në një lartësi prej 1446 m.
Nga atje, një shteg i gjerë të çon përmes pyllit në një kryqëzim që bashkohet me një shteg tjetër që të çon lart në mal.
Ai kalon pranë pistës së vogël të skive të zonës “Ofeliite”, e preferuar e shumë fëmijëve gjatë fundjavës.
Pas rreth 30-40 minutash ecje përpjetë nëpër livadhet malore, duke kaluar një rrugë të asfaltuar dhe një pyll të bukur, arrini në një tjetër shtëpi malore të Vitoshës, e preferuar nga turistët - "Edellvajs" (Ylli i Alpeve), që ndodhet në një lartësi prej 1771 m.
Rruga është ideale për një shëtitje njëditore në mal, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Përpiloi: Rosica Petkova
Foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Qyteti piktoresk Elena ndodhet në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina, në të ashtuquajturin Ballkani i Elenës, rreth 40 kilometra larg nga kryeqyteti mesjetar i Bullgarisë –Veliko Tërnovo. Është një destinacion i domosdoshëm për..
Zhytuni në historinë, arkitekturën dhe bukurinë natyrore të Bullgarisë me miniaturat në muzeun në ajër të hapur "Park Mini Bullgaria" në qytetin e Veliko Tërnovos . Pallati dhe Kopshti Botanik në qytetin e Ballçikut Manastiri..
Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore..