7
Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur në fshatrat dhe qytetet e Bullgarisë Perëndimore. Në të marrin pjesë vetëm burra, ata lëvizin me një hap specifik, veshin maska mbresëlënëse dhe kostume origjinale dhe fshatrat e tyre oshtijnë nga qindra zilet, urimet dhe bekimet e tyre.

Në rajonin e Përnikut pjesëmarrësit në këtë maskaradë quhen survakarë, prej nga vjen edhe emri i traditës vendase - "Surva". Pjesëmarrësit në lojërat paraprake me maska në rajone të tjera të Bullgarisë njihen si kukerë. Loja e njerëzve të maskuar me lëkurë kafshësh është një unitet mistik i ritmit, tingullit dhe ngjyrave. E gjithë simbolika e festës ka për qëllim dëbimin e forcave të liga dhe përgatitjen për një fillim të ri me zgjimin e afërt të natyrës. Lojërat e maskaradës shoqërohen me urime për një korrje të pasur, shëndet dhe pjellori.

Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Më shumë hollësi mund të lexoni më poshtë:
Foto: BGNESNjë album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të quajtur "Koleksioni Etnografik i Muzeut "Teohari Antonescu" në Giurgiu - Kostume Popullore dhe..
Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është një pjesë e pandashme e traditave kulinarike të turlaqëve – një grup etnik që është shpërndarë në..
Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar..