Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaella Xhorgova nga Shoqata "Shoqëri dhe vlera":

60% e fëmijëve në Bullgari lindin jashtë martese

Java e martesës në Bullgari vendos kujdesin ndaj fëmijëve në bazë të lidhjeve të mira familjare

Foto: pixabay

Për të 13-in vit radhazi në Bullgari fillon Java e Martesës. Është pjesë e Javës Ndërkombëtare të Martesës, e cila zhvillohet çdo vit nga 7 deri më 14 shkurt në 30 vende të botës. Falë mbështetjes së njerëzve të njohur, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, Shenjtërisë së Tij Patriarkut Bullgar, kryetarëve të bashkive, njerëzve të njohur dhe specialistëve në fushën e shëndetit familjar, ajo po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Për këtë ndihmojnë edhe tubime dhe seminare të shumta lidhur me temën e martesës dhe marrëdhënieve familjare. “Këtë vit janë planifikuar më shumë se 35 tubime që synojnë thellimin e afërsisë dhe dashurisë në martesë”, vëren psikologia Mihaella Xhorgova nga ekipi i Shoqatës “Shoqëri dhe vlera”, koordinatore e nismës, në një intervistë për Radio Bullgaria.

Në këtë drejtim, ekipi i Shoqatës fton çiftet që të përmirësojnë komunikimin me njëri-tjetrin, dhe nga ana tjetër - ndërvepron me institucionet, duke ofruar mënyra të ndryshme për forcimin e lidhjeve familjare. Ministria e Arsimit dhe Kulturës këtë vit pranoi idenë e tyre në lëndën “Fe sjellje e mirë” për përfshirjen e mësimeve në programet e klasave 1-12, kushtuar vlerave familjare, marrëdhënieve dhe mënyrave për forcimin e tyre.

Mihaella Xhorgova

Sipas statistikave, bashkëjetesat pa martesë karakterizohen nga paqëndrueshmëri shumë më madhe, me më shumë tradhti. Përveç kësaj, pritshmëritë e partnerëve janë të ndryshme.

"Shumë herë hulumtimet tregojnë se burrat janë në këtë bashkëjetesë derisa të gjejnë një partnere më të përshtatshme - thekson Mihaella Xhorgova. - Gratë, nga ana tjetër, mendojnë se kanë gjetur personin e duhur. Bullgaria, mendoj se është në një nga vendet e para në Bashkimin Evropian për nga numri i fëmijëve të lindur jashtë martese. Gjatë 30 viteve të fundit, statistikat e Eurostat tregojnë se 60% e fëmijëve lindin jashtë martese, veçanërisht në mesin e të rinjve deri në moshën 39 vjeç."

Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit në Bullgari, në 10 vitet e fundit, çiftet që bashkëjetojnë janë rritur nga 8% në 17.4%, ose më shumë se dy herë. Prandaj, synimi i nismës është t'i kushtojë vëmendje anëve pozitive të marrëdhënieve bashkëshortore dhe të inkurajojë çiftet që të kujdesen për ruajtjen e afërsisë mes tyre. Një nga mënyrat është përmes mesazheve pozitive nga çiftet e famshme që zbulojnë për mediat përfitimet e marrëdhënieve familjare.


"Ne u japim një shans çifteve që janë të martuar, të famshëm dhe jo edhe aq të famshëm, për të thënë pse martesa është një vlerë për ta. Kështu, me shembuj nga çifte të ndryshme të martuara, mesazhet e rëndësishme për martesën arrijnë më lehtë tek njerëzit.

Ne monitorojmë edhe politikat shtetërore në fushën e martesave familjare. I kemi dërguar Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve propozime për të mbështetur fëmijët dhe familjen dhe pse është e nevojshme të ruhet martesa e një burri dhe një gruaje. Nëse vërtet duam që Bullgaria të ekzistojë, ekonomia jonë të zhvillohet, është e rëndësishme që institucionet dhe shteti të inkurajojnë martesat. Dhe dhurata më e mirë për fëmijët është një marrëdhënie e mirë martesore, kur të dy prindërit duhen, e vlerësojnë dhe e kuptojnë njëri-tjetrin. Kjo është gjëja më e vlefshme për fëmijët dhe kjo është ajo që duhet të inkurajojmë."


Foto: Pixabay, Facebook /Mihaella Xhorgova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD