Skiatori Albert Popov është sportisti numër 1 i Sofjes për vitin 2023. Në një ceremoni në Muzeun e Sportit të Stadiumit “Vasill Levski”, ai u nderua për podiumin e tij të parë të Kupës Botërore të Skive Alpine në Palisejdes Taho. Atëherë ai zuri vendin e tretë në sllallom dhe u ngjit në pozitën e 15-të në renditjen përfundimtare të kësaj disipline gjatë sezonit. Popov falënderoi për njohjen dhe u bëri thirrje të rinjve të merren me sport.
Vendin e dytë e zuri Joana Ilieva - fituese e medaljes së bronzit në skermë në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano dhe kampione e Evropës deri në 23 vjeç nga Budapesti.
Vendin e tretë e zuri shahistja Antoineta Stefanova, kapitene e ekipit bullgar të shahut, i cili fitoi titullin ekipor evropian për femra në Budva (Mali i Zi).
Pas tyre, i katërti, erdhi sportistja e gjimnastikës ritmike Borjana Kalein, e cila fitoi dy medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për femra në Valencia dhe fitoi një kuotë olimpike për Paris 2024.
Skiatori Albert Popov dhe shahistja Bellosllava Krësteva u zgjodhën fytyra të Sofjes – “Kryeqytet Botëror i Sportit” për vitin 2024.
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..