Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Vendet e komunitetit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, agresionin rus kundër Ukrainës dhe situatën në Sahel, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Bullgaria mbështet mundësinë e ekzistencës së dy shteteve. Është e rëndësishme të kemi një marrëveshje që garanton sigurinë e të dy vendeve", komentoi zëvendëskryeministrja me rastin e luftës në Gaza.
"Në prag të përvjetorit të dytë të agresionit rus kundër Ukrainës, ne dërguam edhe një herë mesazhin e përpjekjeve të bashkuara dhe solidaritetit me Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën është një investim strategjik në sigurinë e rajonit të Detit të Zi dhe Evropës", tha Gabriel. Zëvendëskryeministrja i njoftoi kolegët edhe për konferencën e ardhshme të prillit për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, e cila do të mbahet në Sofje.Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..